21 Janar 2025

VV: Gjykatat e Mustafës dhe Thaçit vazhdojnë ta përndjekin opozitën

Prishtinë, 7 dhjetor - Lëvizja VETËVENDOSJE!, ka njoftuar se sot, Qeveria Mustafa-Thaçi, arrestoi edhe një deputet të opozitës.

Deputeti Pal Lekaj u dërgua para prokurorisë për shkak se ka kundërshtuar, së bashku me të gjithë deputetët e opozitës, \"Zajednicën\" dhe demarkacionin me Malin e Zi.

Ky rast, e shpërfaqë edhe njëherë hipokrizinë e Qeverisë së Kosovës. Ajo në njërën anë po do që të duket e hapur për dialog dhe qetësim të situatës ndërsa në anën tjetër nuk po e ndal represionin autoritar ndaj opozitës.

Është shumë e rëndësishme për Kosovën, që kjo Qeveri sa më parë ta kuptojë që nuk do të ketë rrugë tjetër përveçse të tërhiqet nga marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi si dhe t\'i lirojë të gjithë të burgosurit politikë. Sa më shumë që vonon, aq më i madh do të jetë çmimi për Kosovën.

Deputetët dhe aktivistët e burgosur politikisht duhet të lirohen menjëherë. Në të kundërtën, situata do të përkeqësohet dhe tensionohet edhe më shumë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)