VV do ta formalizojë koalicionin me AKR-në në nivel komunal
Prishtinë, 16 prill - Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se shumë shpejt pritet ta formalizojë koalicionin me AKR-në e Behgjet Pacollit, në nivel komunal.
Këtë lajm ai e ka thënë në një intervistë në emisionin për Prishtinën, 038 në KTV.
Shumë shpejt mund të formalizojmë bashkëpunimin me AKR-në e Behgjet Pacollit , ka thënë Ahmeti.
AKR në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka katër asamblistë.
Sipas burimeve të KTV-së, AKR-ja do të marrë të drejtojë drejtorinë e Bujqësisë.