VV do ta dërgojë marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese
Prishtinë, 3 korrik - Marrëveshja Kosovë-Serbi pritet që të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese brenda kësaj jave nga Lëvizja Vetëvendosje. Marrëveshja është ratifikuar të enjten e kaluar në Kuvendin e Kosovës.
Sipas VV-së, marrëveshja është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, prandaj ajo do t,i kërkojë Kushtetueses që ta interpretojë miratimin e kësaj marrëveshje.
Deputetja e kësaj lëvizjeje, Albulena Haxhiu, i ka thënë gazetës Tribuna se Vetëvendosje do të përdorë çdo mjet ligjor dhe institucional duke përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese për ta kundërshtuar marrëveshjen dhe dëmet që rrjedhin prej saj.
Marrëveshja nga Lëvizja Vetëvendosje do ta dërgohet brenda afatit të paraparë në ligj ka theksuar deputetja Haxhiu.