15 Janar 2025

VV: Dialogu Thaçi-Daçiq po afron veriun me Serbinë

Prishtinë, 2 shkurt -  Lëvizja Vetëvendosje organizoi të shtunen një tribunë në Pejë, në kundërshtim të negociatave me Serbinë që po bëhen pa kushte dhe për çështje të brendshme të Kosovës.

Para qindra pjesëmarrësve folën Kryetari i Qendrës së VV në Pejë, Avdi Shkreli, kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Visar Ymeri, si dhe kreu i kesaj levizje Albin Kurti.

Tribunën e hapi Avdi Shkreli, i cili falenderoi pjesëmarrësit për ardhjen kaq masive, si dhe foli për dëmet që po pëson Kosova në këto negociata. Ai ndër të tjera tha se negociatat pa kushte me Serbinë, po e dëmtojnë shtetësinë e Kosovës dhe se rezultatet nga këto negociata na lanë pa Republikë, duke na e shtuar fusnotën.

Fjalën më pas e mori Visar Ymeri, i cili shprehu kundërshtimin për takimet mes Thaçit dhe Daçiqit, si dhe për takimin e paralajmëruar mes Jahjagës dhe Nikoliqit.

“Përveç takimeve Thaçi-Daçiq, tashmë është caktuar edhe një datë tjetër si pjesë e dialogut, kur do të takohet Jahjaga me Nikoliqin, pasardhësin dhe dorën e djathtë të Sheshelit. Ky takim do të ndodhë me 6 shkurt. Atifete Jahjaga është presidente që ka dalë nga zarfi dhe është vulosur në Kuvend.\"

\"Vetëvendosje! ka qenë i vetmi subjekt që, përveç që nuk e ka votuar edhe e ka braktisur sallën e Kuvendit në atë kohë kur është zgjedhur Jahjaga presidente. Edhe ata deputetë që e kanë votuar, nuk mendoj se e votuan të jetë një presidente që e takon pasardhësin dhe bashkëpunëtorin e Sheshelit, dhe përmes këtij takimi ta paraqet Nikoliqin si person të mire”, konstatoi Visar Ymeri.

“Kjo pranon takimin me Nikoliqin madje, madje pa ardhur fare në Kuvend që të flasë para deputetëve, para këtij takimi që është në vazhdën e shkatërrimit të Republikës së Kosovës. Pra, i kemi dy udhëheqës institucional, që shkojnë pa kurrfarë kushti e i takojnë këta fashistë, Daçiqin e Nikoliqin. Thaçi e Jahjaga i kanë marrë të gjitha masat që Daçiqin e Nikoliqin t’i nxjerrin të pastër para BE-së”, u shpreh Ymeri.

Ai theksoi se me marrëveshjen e fundit për fondin zhvillimor të veriut, po bëhet hapi i parë drejtë autonomisë së veriut.

Duke folur për negociatat e mëparshme, Ymeri tha se marrëveshjet e njëpasnjëshme e kanë ndryshuar dhe e kanë dëmtuar Kosovën.

Pas tij fjalën e mori Albin Kurti, i cili kritikoi Qeverinë e Kosovës që po ia mundëson Serbisë integrimin në BE, pa ia nxjerrë asnjë kusht.

Këto bisedime sipas tij janë nisur si nevojë e Serbisë drejt integrimeve në Bashkimin Evropian.

Kurti ka theksuar se përmes dialogut “teknik”, Serbia e fitoi statusin e vendit kandidat, kurse përmes dialogut politik me Thaçin, Serbia ka për synim datën e nisjes së negociatave për integrim në BE.

Ai po ashtu ka thënë se Kosova përmes këtij dialogu po bëhet gjithnjë e më pak funksionale, gjithnjë e më pak shtet normal, kurse veriu po i afrohet Serbisë gjithnjë e më shumë, e kjo e fundit gjithnjë e më shumë po i afrohet Brukselit.

\"Pse BE-së po i duhet ky dialog? Sepse, së pari BE dëshiron që të dëshmohet si superfuqi. Kurse së dyti, dëshiron që t’ia marr Rusisë Serbinë.\"

\"E dimë që kurrë nuk do të krijohej Serbia në Ballkan, pa Rusinë cariste. Tash, BE, duke qenë se e do Serbinë brenda vetes, përpiqet ta dëshmojë se Serbia është e pranueshme për BE-në dhe i ka punët mirë me fqinjët.\"

\"Ne jemi dakord me këtë synim të BE-së dhe ShBA-ve, mirëpo nuk guxojmë të lejojmë që dobësimi i Rusisë në Ballkan, të përcillet me forcimin e Serbisë në Ballkan. Nuk duhet që çmimin për shkëputjen e Serbisë nga Rusia, ta paguajnë shqiptarët”, theksoi Kurti, duke shtuar se këto gjëra politikanët e Kosovës nuk mund t’ua thonë ndërkombëtarëve, pasi që janë të shantazhuar, e kanë bishtin të zënë me derë, sepse e kanë vjedhur popullin e vet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)