21 Janar 2025

VV: Dhjetëra të arrestuar për dy ditë

Prishtinë, 19 nëntor - Lëvizja VETËVENDOSJE, ka njoftuar se të martën dhe të mërkurën, Policia e Kosovës i ka arrestuar dhjetëra qytetarë, të cilët po e shprehnin vullnetin e tyre kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe kundër marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi.

“Në mesin e të arrestuarve janë: Arianit Manxhuka, Artan Abrashi, Asdren Lekaj, Ilir Pantina, Shkëlqim Morina, Shpyrton Mehmeti, Valon Bekteshi dhe Zgjim Hyseni. Policia e Kosovës ende nuk po i publikon emrat e të arrestuarve të tjerë, edhe pse vetë e kanë konfirmuar se janë 24 të tillë. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve dhe qytetarëve, për shkak se përndjekjet dhe arrestimet e tilla do ta përshkallëzojnë edhe më tutje situatën”, është thënë në komunikatën e VV-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)