VV dhe LDK bisedojnë për dalje nga kriza
Prishtinë, 25 Gusht – Sot, në mëngjes, në sallën e Grupit Parlamentar të VETËVENDOSJE!-s në Kuvendin e Kosovës, deputeti dhe i nominuari për kryeministër i Lëvizjes sonë, z.Albin Kurti, priti në takim nënkryetarin e LDK-së, z.Lutfi Haziri.
Ata diskutuan për situatën e përgjithshme politike në Kosovë dhe për bllokimin institucional të shkaktuar nga PAN-i.
Në veçanti, ata konsideruan nevojën e bashkëpunimit midis LV dhe LDK (përkatësisht LAA) për trajtimin dhe harmonizimin e programeve politike e qeverisëse, për çfarë ngarkohen z.Dardan Sejdiu dhe z.Avdullah Hoti që me ekipet respektive të zhvillojnë dhe intensifikojnë takimet dhe bisedimet e përbashkëta në ditët në vijim.