22 Janar 2025

VV dhe AAK të gatshme për zgjedhje

Prishtinë, 4 dhjetor - Shkuarja në zgjedhjet të reja po shihet si opsioni më i pranueshëm edhe nga ana e atyre që kanë mbetur jashtë marrëveshjes PDK-LDK.

Këto subjekte tashmë po preferojnë që t’iu nënshtrohen edhe njëherë diktatit të popullit, pasi që sipas tyre qeverisja e sërishme e partisë së Hashim Thaçit bashkë me atë të Isa Mustafës, do të ishte vetëm vazhdim i situatës së deritashme ekonomike e politike në vend.

Subjekti i Albin Kurtit është pro mbajtjes së një palë zgjedhjeve të reja.

Dardan Molliqaj i kontaktuar nga gazeta, ka thënë se këto zgjedhje, sidomos pas situatës së fundit të krijuar në vend, kur u prish blloku LDK-AAK-Nisma dhe VV, do të ishin zgjidhje më e mirë për vendin.

“Pas dështimit të Marrëveshjes së 10 shtatorit mbi parimet, gjithsesi që është më mirë të shkohet në zgjedhje sesa të vazhdohet kapja e shtetit dhe keqqeverisja e deri tashme, që do të mirëmbahet nga ky koalicion PDK-LDK”, ka thënë Molliqaj për Tribunën.

Ndërkohë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës janë vetëm duke pritur që të shihet se lidhja e kësaj marrëveshje është bërë për qëllime personale e jo për të mirën e qytetarëve të vendit.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)