16 Janar 2025

VV dhe AAK fajësojnë LDK-në për moskrijimin e bllokut opozitar

Prishtinë, 31 mars - Nuk kanë qenë vetëm veprimet e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) si pozitë, por edhe mosveprimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) si opozitë ato që e kanë shtyrë lëvizjen Vetëvendosje të iniciojë krijimin e një blloku të përbashkët opozitar.

Subjekti që drejtohet nga Albin Kurti kishte pritur që lideri i LDK-së, Isa Mustafa, do të bëjë përpjekje ta bashkërendojë opozitën dhe vetëm atëherë kur e ka parë se nuk e ka ndërmend të lëvizë në këtë drejtim, ka vendosur të veprojë vetë, shkruan sot Koha Ditore.

Sekretari organizativ i lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka akuzuar të shtunën LDK-në se me pasivitetin e saj e ka dëmtuar opozitën në Kosovë.

“LDK-ja si subjekti më i madh për nga numri i deputetëve do të duhej t’i printe pozitës në vend. Fatkeqësisht, jemi dëshmitarë të një pasiviteti të theksuar të këtij subjekti, i cili e ka dëmtuar shumë opozitën dhe mbi të gjitha Kosovën”, ka thënë ai. “Duke pasur parasysh këtë pasivitet të LDK-së, kemi qenë të obliguar që ne ta marrim një iniciativë të tillë (krijimin e bllokut opozitar v.j.)”.

“Nga takimet që janë realizuar me LDK-në dhe AAK-në është e qartë që ende jemi larg këtij qëllimi, duke i pasur parasysh dallimet që kemi me këto subjekte”, ka thënë ai.

Që LDK-ja duhet të jetë prijatare e asaj që të bëjë bashkë opozitën, e kanë thënë edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se të mos qenit bashkë nga ana e subjekteve politike po e dobëson rolin opozitar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)