19 Janar 2025

VV: Deportimi i opozitarëve është mjet i regjimeve autoritare

Prishtinë, 13 prill - Më datë 13 prill 2016 Lëvizja VETËVENDOSJE! u informua për vendimin që Komisioni i Ankesave për të Huajt ka marrë për rastin e Arbër Zaimit.

Komisioni i Ankesave për të Huajt ka marrë vendim që të lërë në fuqi vendimin e Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migrim, sipas së cilit Arbër Zaimit i është dhënë Urdhër
për Largim Vullnetar, dhe i është ndaluar hyrja në Republikën e Kosovës për dy muaj.

Vendimet për dëbimin e Arbër Zaimit dhe për rrëzimin e ankesës së tij, janë të padrejta, nuk kanë bazë ligjore si dhe nuk faktojnë që Arbër Zaimi të ketë shkelur ndonjë ligj. Procesi për dëbimin e tij është i mbushur me parregullsi proceduriale e me shkelje, të bëra nga institucionet që i kanë lëshuar vendimet. Për të gjitha këto Arbër Zaimi dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i drejtohet gjykatës, dhe do ta ndjekë këtë çështje në të gjitha instancat e drejtësisë.

Dëbimet e paligjshme dhe të padrejta të aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s me shtetësi të Shqipërisë vendosin një standard të ri arbitrariteti e dhune që pushteti ushtron ndaj opozitës, në kundërshtim me logjikën e shtetit të së drejtës, me parimin e gjykimit të paanshëm etj.

Dëbimet dhe arrestimet nuk do të na ndalin në synimin tonë për ta bërë Kosovën republikë sovrane e demokratike. Qeverisja e Kosovës çdo vit po vendoset në Raportet e Freedom House si vend gati autoritar, dhe në reagimet e Amnesty International si qeverisje që promovon dhunën në vend të të drejtave. Asnjë regjim autoritar nuk do ta ketë të gjatë me tiraninë e vet mbi popullin tonë!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)