16 Janar 2025

VV dënon gjuhën e turpshme të hoxhë Irfan Salihut

Prishtinë, 5 qershor - Një ligjërim i hoxhë Irfan Salihut, në të cilin ai e trajton çështjen e marrëdhënieve paramartesore, të mbajtur në xhaminë Suzi Zerrini të Prizrenit, tashmë është bërë temë publike.

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se në këtë fjalim hoxha i sulmon haptazi gratë shqiptare kolektivisht, në rastin e Shqipërisë sipas tij edhe me mbështetje empirike, për amoralitet. Këto sulme të hoxhës për Vetëvendosjen janë të papranueshme dhe duhen dënuar.

\"Sulmet e tilla janë pjesë përbërëse e shtypjes së gruas gjithandej nëpër jetën politike e shoqërore të Kosovës. Objektifikimi eksplicit i gruas që e dëgjojmë nga Irfan Salihu, është dukuri e përgjithshme në thuajse të gjitha trajtesat politike që i bëhen çështjes gjinore në Kosovë\", thekson Vetëvendosje në reagim.

Ky objektifikim sipas VV e redukton gruan në funksion shoqëror, si amvise e padiskutueshme, nënë e pazëvendësueshme, objekt zbukurimi i dëshirueshëm, përgjegjëse kryesore dhe ekskluzive e moralit familjar, e jo në pjesëtar të barabartë të shoqërisë me të drejta dhe përgjegjësi të barabarta.

Sipas kësaj trajtese gruaja i bartë të gjitha përgjegjësitë dhe nuk i gëzon asnjë prej të drejtave a privilegjeve. E kjo trajtesë nuk kufizohet vetëm te feja, por është e mishëruar, realisht edhe pse jo domosdoshmërisht formalisht, edhe në institucionet politike, ekonomike e shoqërore të Kosovës.

VV vlerëson se askush nuk ka të drejtë të përdorë fjalën publike dhe lirinë e shprehjes për të promovuar ide që shkojnë në kundërshtim të plotë me parimin universal të barazisë shoqërore.

\"Ne duhet qartë ta përcaktojmë dhe orientojmë politikisht shoqërinë dhe kombin tonë, sipas parimeve universale të barazisë, drejtësisë dhe lirisë.\"

\"Asnjë lider fetar nuk ka të drejtë të shfrytëzojë institucionet fetare për t’u shprehen në mënyrë përbuzëse dhe denigruese për nënat, gratë dhe motrat. Kjo gjuhë është thirrje për diskriminim, stigmatizim dhe nënshtrim të gruas. Shoqëria jonë ka nevojë pikërisht për të kundërtën, për emancipimin e saj dhe për trajtim të barabartë të burrit dhe gruas\", theksohet me tutje në reagimin e VV.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)