VV: Bizneset e Isa Mustafës me Mishkoviqin
Kontrata u nënshkrua më 27 korrik.
Menjëhërë pas nënshkrimit të këtij tenderi, kompania e Besnik dhe Arben Mustafës, djemtë e kryeministrit, filloi një import intensiv të autopjesëve nga Serbia.
Ata u lidhën me kompaninë serbe Delta Motors DOO në Beograd.
Delta Motors është kompani e Mirosllav Mishkoviqit.
Mishkoviqi është kryemagnati serb i krimit të organizuar dhe shpërlarjes së parave.
Në fillim të viteve 90, kur Isa Mustafa ishte ministër i Rrahman Morinës, Mishkoviqi ishte zv.kryeministër i Millosheviqit.
Shumë miliona të Mishkoviqit gjatë luftës në Kosovë shkonin për ti kënaqur grupet paramilitare dhe eksponentët e krimeve nga politika e qeveria, meqë Mishkoviqi e mbante perandorinë e tij të biznesit dukë i korruptuar vazhdimisht pushtetarët e Beogradit.
Kjo tregon se me të ardhur në Qeverinë e Kosovës, kryeministri Mustafa po i ringjall lidhjet e tij të dikurshme miqësore.
Isa Mustafa me tenderin për djemtë e tij dhe me lidhjen e tyre të menjëhershme me Delta Motorsin e Mishkoviqit, tregojnë se vizioni I tyre është që taksapaguesit e Kosovës ti çojnë para Mishkoviqit.
Nuk është e rastësishme që një Qeveri e tillë asnjëherë nuk do ta bëjë reciprocitetit politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë.
Sepse vetë këta pushtetarë dhe familjet e tyre jo vetëm që me kompanitë që zotërojnë privatisht janë të lidhur me Serbinë e Mishkoviqëve, por duke mos iu mjaftuar kjo, duan që vetë kryeministrinë si institucion të lartë shtetëror dhe taksat e qytetarëve ti çojnë atje ku nuk duhet.
Nuk do mend se keta pushtetarë janë pikërisht këta që me politikat e tyre kundër interest tonë shtetëror e kombëtar e kanë kthyer Kosovën në koloni tregtare të Serbisë.
Dhe nuk është për habi se si po këta të njëjtit duan që Kosovën ta lidhin edhe më shumë me Serbinë përmes nyjes së quajtur Zajednicë.
Ne kemi siguruar nga institucionet kompetente të Republikës së Kosovës me qindra faqe dokumente të importit të kompanisë së djemve të kryeministrit nga kompania e Mishkoviqit.
Vetëm këto 5 herë importime për të cilat kemi dokumente, vlera e pjesëve kap shumën e mbi 77 mijë eurove.
Ky është edhe një argument më shumë se si kjo qeveri e Isa Mustafës duhët të bie.
Orientimi i tyre politik dhe vizioni i tyre ekonomik është trashja e lidhjeve me Serbinë.