VV bën thirrje për solidarizim në Protesten për Mitrovicën
Prishtinë, 27 mars - Lëvizja Vetëvendosje! i bën thirrje të gjitha organizatave shoqërore dhe politike të na bashkëngjiten në tubimin protestues në Mitrovicë, të shtunën, 30 mars 2013, ora 13:00 në sheshin \"Mehë Uka\", për bashkimin e Mitrovicës dhe kundër marrëveshjes së dëmshme që pritet të nënshkruhet në Bruksel me 2 prill.
Po ashtu, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, kompanive transportuese e të gjithë njerëzve me vullnet të mirë, që të shtunën të kemi solidaritet në ndihmë logjistike, ndihmë në transport e të tjera, për ta mundësuar ardhjen e qytetarëve nga anembanë Kosova në tubimin protestues në një numër sa më të madh.