21 Janar 2025

VV: Bashkim kombëtar e jo përçarje fetare

Prishtinë, 14 gusht — Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të dëmshme, euforinë e ekzaltimin, siç theksohet në komunikatë, me rastin e arrestimit të 40 të dyshuarve për terrorizëm.

`Lëvizja thekson se `prokuroria e gjyqësori, policia e AKI-ja, porsi Qeveria e Kosovës, janë të shquar për skandale e papërgjegjësi, për korrupsion e partizim, prandaj nuk duhet të ngutemi me duartrokitje për një proces të cilit nuk i dihet mirë as fillimi e lëre më fundi”,

Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron që Bashar al-Assadi, kryetari i Sirisë, është diktator që duhet rrëzuar nga pushteti, mirëpo jo pse është shiit, por për shkak se është diktator në krye të një regjimi vrastar.

`Lufta në Siri nuk është vetëm thjesht luftë politike e as kryengritje popullore kundër Assadit. Grupe e organizata nga më të ndryshmet marrin pjesë atje duke luftuar edhe njëra-tjetrën me motive e qëllime të panjohura tërësisht dhe me rezultate e pasoja të aparashikueshme plotësisht.

Prandaj, qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi nuk duhet të shkojnë në atë luftë. Ne e njohim të drejtën universale të secilit për t`u solidarizuar me rezistencën dhe kryengritjet e popujve të shtypur e të shfrytëzuar nëpër botë por jemi të bindur që lufta në Siri nuk ka nevojë dhe madje pamundëson një solidaritet të tillë. Lufta në Siri nuk mund të jetë as lufta jonë e as luftë për ne.

Nëpërmjet këtyre arrestimeve, kryeministri në ikje dhe ministri i brendshëm në ikje po duan të duken më të mirë sesa 40 të arrestuarit. Mirëpo, nuk është kështu.

Varfëria e papunësia që po rriten, arsimi e edukimi që po bien, predikimet fetare ekstreme që po shtohen dhe mediet që i promovojnë ato, e kanë bërë Kosovën tokë pjellore për ekstremizmin. Pikërisht ky kryeministër dhe qeveria e tij në ikje paraqesin përgjegjësit kryesor politik për këtë gjendje të rëndë. Ata janë shkaktarët e problemit dhe jo zgjidhja e tij. Kryeministri dhe qeveria e këtillë veprojnë vetëm atëherë kur janë duke e humbur pushtetin sepse vetëm te pushteti e kanë edhe mendjen edhe qenien.

Për shkak të këtij pushteti që e ka kapur shtetin, kemi shërbim informativ partiak në vend të atij kombëtar e shtetëror dhe kemi banda e klane në vend të ushtrisë së Kosovës.

Përveç logjikës së privatizimit që e copëtoi shoqërinë dhe e dëmtoi natyrën, përveç korrupsionit enorm qeveritar që e vodhi buxhetin dhe pamundësoi mirëqenien, edhe braktisja e bashkimit kombëtar shqiptar nga elita politike dhe institucionet e Kosovës ka krijuar terren për partikularizmat e skajshëm fetar. Kosova duhet të jetë shtet sekular ku shteti është i ndarë nga feja dhe ku liria e besimit dhe praktikimi i feve janë të garantuara.

Mirëpo, Kosovën gjithnjë duhet parë si një pjesë të kombit shqiptar që vazhdon të jetë i ndarë padrejtësisht. Binarët e duhur të shqiptarëve përbëhen prej dy shinave historike: asaj ushtarako-kombëtare (prej Skënderbeut te Adem Jashari) dhe asaj politiko-filozofike (prej Sami Frashërit te Ukshin Hoti). Njëkohësisht, shinat e binarëve të shtetit të Kosovës duhet të jenë Republika me Social-demokraci dhe Shteti Zhvillimor në ekonomi`, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)