VV: Arrestohet opozita, për t\'i mbrojtur marrëveshjet
Prishtinë, 30 nëntor - Lëvizja VETËVENDOSJE!, ka njoftuar se para pak minutash, Policia e Kosovës ka arrestuar deputetin Fisnik Ismaili. Ky është deputeti i tretë i opozitës që u arrestua këto kohë.
Donika Kadaj - Bujupi dhe Albin Kurti po mbahen të burgosur. Ndërkohë, rreth 30 aktivistë të tjerë të opozitës janë duke u mbajtur të burgosur për shkak të aktiviteteve opozitare kundër \"Zajednicës\".
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetit Fisnik Ismaili dhe të gjithë aktivistëve dhe deputetëve të tjerë.
Projektet si \"Zajednica\" dhe demarkacioni me Malin e Zi, që mund të kalojnë vetëm përmes burgosjes së opozitës, janë projekte jolegjitime dhe të parealizueshme.
Opozita vazhdon rezistencën kundër ndarjes etnike të vendit, faljes së territoreve dhe shtetit policor.