VV: Arrestimet tregojnë fytyrën e pushtetit komunal në Pejë
Prishtinë, 17 shtator - Lëvizja Vetëvendosje vlereson se Komuna e Pejës është duke u keqmenaxhuar nga pushtetarët, ketë e dëshmon edhe arrestimi i dy zyrtarëve komunale në Pejë.
Lëvizja Vetëvendosje! me kohë e ka paraqitur këtë fytyrë të këtij pushteti, e cila vetëm sa u konfirmua me arrestimet e ditëve te fundit të zyrtarëve komunalë, për shpërdorim te detyrës zyrtare ne drejtoratin për urbanizëm.
\"Duke shkuar edhe me tutje nga ky drejtorat dhe nga ky pushtet, në këto katër vite qeverisëse qyteti i Pejës vetëm sa është degraduar nga ndërtimet, që shumë prej tyre janë ne kundërshtim me planin urbanistik, mirëpo janë dhënë leje për interesa të ngushta partiake dhe kjo natyrisht ka bërë që qyteti i Pejës të degradojë nga ndërtimet e egra\", thekson VV.
Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Pejë kërkon që drejtësia ta luaj rolin e vet në zbardhjen e këtyre rasteve te dyshimta, që krijojnë një imazh të keq për qytetin edhe ashtu të rënduar nga udhëheqja e partisë në pushtet.
Praktika e shpërdorimeve dhe keqmenaxhimit te pushtetit ka pasur gjithmonë, mirëpo kohëve te fundit janë shpeshtuar dhe kane rritur dinamikë, kjo për faktin se ky pushtet e ka kuptuar se ndodhet në mandatin e tij te fundit, prandaj dëshirojnë te përfitojnë nga situata e ditëve te fundit në pushtet.