06 Maj 2024

VV, aksion simbolik kundër korrupsionit në Vushtrri

Vushtrri, 28 shkurt - Aktivistët e Qendrës së Lëvizjes Vetevendosje në Vushtrri, organizuan sot një aksion simbolik kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve të Komunës së Vushtrrisë.

Ndërkohë që asambleistët e Komunës po hynin brenda objektit për të mbajtur mbledhjen e Kuvendit Komunal, aktivistët shfaqën pankartat të cilat paraqisnin të konkretizuara, korrupsionin, keqpërdorimet dhe shkeljet ligjore të drejtuesve dhe zyrtarëve të Komunës së Vushtrrisë, kjo për t’ia rikujtuar qytetarëve se çfarë administrate dhe qeverisje lokale ka në Vushtrri por edhe për t’i dhënë mesazhin secilin asamblist se abuzimet në këtë komunë janë tashmë të ditura dhe publikisht dhe së shpejti do të jenë të ditura edhe për organet e drejtësisë.

Parullat të cilat i mbanin aktivistët e Lëvizjes në dorë ishin: uzurpimi i hapësirës publike tek “Ura e Gurit”, në Vushtrri, i cili është dhe monument i trashëgimisë kulturore, me restorantin e Drejtorit të Shërbimeve Publike, Sami Istrefi si dhe vjedhja e energjisë elektrike për këtë restorant nga ndriçimi publik.Uzurpimi i 500 hektarëve tokë publike për interesa klienteliste, etj.

\"Ndarja e 57.000 eurove vetëm për dreka dhe darka për vitin 2013-2014 ndërkohë që 8.500 qytetarë të Komunës së Vushtrrisë marrin ndihmë sociale për shkak se punësimi po bëhet gjithmonë e më i rrallë në Komunën tonë.

Vjedhja e gjeneratorit të shkollës në Dubovc nga Drejtori i Arsimit. Si dhe lënia pa emërtesa e 7 shkollave në Komunën tonë. Pas realizimit të aksionit, në zyrën e Qendrës së VETËVENDOSJE!-s, erdhi i biri i Drejtorit për Shërbime Publike, i cili ka uzurpuar hapësirën publike tek “Ura e Gurit”, pra, Sami Istrefit, i shoqëruar nga një person tjetër dhe kërcënuan publikisht aktivistët e Lëvizjes.

Ata midis fjalëve të tjera kërcënuese thanë se: “biznesin tonë ne e kemi ndërtuar me gjak dhe nëse vazhdoni kështu do t’jua qesim trutë në tokë”. \" thuhet ne deklaraten e Vetevendosjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)