19 Maj 2024

VV: 18 zyrtarë të lartë të PDK kanë probleme me ligjin

Prishtinë, 10 mars - Sot aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! organizuan një aksion simbolik në sheshin Nëna Terezë, ku paraqitën listën e zyrtarëve të partisë në pushtet të cilët janë të akuzuar, në arrati dhe nën hetime.

Nga një kërkim krejt modest që ka bërë në Lëvizjen Vetëvendosje! kanë dalur 18 zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët kanë pasur probleme me ligjin.

Tetë prej tyre sipas VV janë kryetarë komunash, disa të dënuar e pastaj të falur, të arratisur, por shumica prej tyre nën hetime.

Sigurisht, në situatën ku shteti është kapur nga krimi, dënohen vetëm rastet më banale dhe që nuk e rrezikojnë piramidën.

Vetëvendosje! ka vlerësuar se këta pushtetarë aty ku nuk kanë privatizuar ndërmarrjet, kanë grabitur e përvetësuar jashtëligjshëm pronën publike.

"Aty ku nuk kanë përvetësuar pronë, kanë vjedhur buxhetin, pra taksat e qytetarëve përmes tenderëve shumë milionësh."

"Rezistenca e dikurshme konsiderohet si investim prej nga do të vijnë përfitimet e sotme. Sakrifica e djeshme është bërë justifikimi i shtypjes së sotme. Në emër të luftës çlirimtare, shumë nga zyrtarët e PDK-së janë shndërruar në okupatorë kriminalë", vlerëson Vetëvendosje!.

Në komunikatën e Vetëvendosjes thuhet se “kjo rrjetë kriminale, që mban emrin PDK, ka shtrirë ndikimin e saj edhe në sistemin gjyqësor. Është iluzore të presësh rezultate prej njësisë ‘Task Force’ të iniciuar nga vetë kreu i kësaj qeverie, tashmë të inkriminuar. Ata nuk do ta gjykojnë vetveten”, përfundon komunikata e Vetëvendosjes.

"Drejtësia ligjore nuk mund të vendoset pa u vendosur drejtësia politike. Gjykimi popullor që dënon sistemin që e ka vendosur mekanizmin korruptiv, është hapje e rrugës për drejtësinë ligjore që heton secilin krim një nga një."

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)