Vushtrria shënon 102 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Prishtinë, 20 nëntor - Me rastin e 102 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, nën patronatin e Kryetarit të Komunës Bajram Mulaku, në Vushtrri është organizuar një manifestin për të shënuar këtë datë të rëndësishme për gjithë popullin shqiptar.
Të pranishëm në manifestim, përveç kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulakut, ishin edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe prefekti i Qarkut të Kukësit, Safet Gjici.
Ambasadori Minxhozi mbajti një fjalë rasti para të pranishmëve, ku tha se 28 nëntori simbolizon një ditë të përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri, e cila zgjati shumë por erdhi bujshëm.
Në vitin e ardhshëm në Vlorë do të ngritet shtatorja Hasan Prishtinës, ndërsa në Prishtinë do të vije shtatorja e Ismail Qemalit. Komuna e Vushtrrisë dhe Qarku i Kukësit kanë vendosur një bashkëpunim shumë të mirë, i cili shumë shpejtë do ti jep frytet e para në zhvillimin ekonomik, deklaroi Minxhozi, duke thënë se populli shqiptar është një dhe i pandarë.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, tha se 28 nëntori është dita që më së shumti unifikon shqiptarët.
Më rastin ë shënimit të 28 nëntorit, skemi se si të mos edhe kujtojmë ideatorin politik të shtetit shqiptar, Hasan Prishtinën. Me këtë rast do ti kujtojmë përpjekjet tona të parreshtura për liri, tha Mulaku.
I pari i Vushtrrisë kërkoj që kjo ditë të shpërbej edhe si reflektim, për të tashmen dhe të ardhmen.
Me këtë rast fjalim mbajtën edhe Prefekti i Qarkut të Kukësit, Safet Gjici dhe historiani vushtrrias Izet Miftari.
Ky manifestim është vendosur që të organizohet disa ditë më herët, pasi komuna ka pasur parasysh faktin se me 28 nëntor do të organizohen shumë manifestime në nivel nacional, por edhe duke dashur që në ceremoni të jetë i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovës.