10 Janar 2025

Vullnetarët kundër coronavirus-it kërkojn unifikim në luftën kundër pandemisë.

Prishtinë, 22 mars - Në vlugun e debateve politike që nuk i kontribuojnë luftës kundër virusit Covid-19, por vetëm e pengojnë atë, duke qenë në dijeni për nivelin e sistemit shëndetësor në Kosovë dhe në vazhdën e thirrjeve e protestave të qytetarëve për t’i ndalur konfrontimet politike, u bëjmë thirrje Presidentit, Kryeministrit dhe Kryeparlamentares së Republikës së Kosovës, që të unifikohen në luftën kundër pandemisë.

Poashtu kërkohet nga komunat që të ndërmarrin të gjitha masat në përgjegjësin e tyre duke i dal në ndihmë organeve qëndrore në luftën për parandalim të covid-19.

Duke qenë në dijeni për numrin e madh të personave që kanë hyrë në Kosovë para aplikimit të masës për mbyllje të kufirit me vendet tjera dhe ndalimit të fluturimeve si dhe me rritjen e numrit të të prekurve me Covid-19, kërkojmë marrjen e masave më të rrepta në funksion të parandalimit të përhapjes së mëtutjeshme të virusit.

Pesha e ruajtjes së jetës të secilit qytetar dhe mbrojtjes kushtetuese të të drejtave themelore të tyre është qenësore, andaj ne i bëjmë thirrje qeverisë që në koordinim me institucionet tjera relevante të angazhohet për:

Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-109 për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse duke paraparë të gjitha masat të cilat shtetet tjera po i ndërmarrin dhe të cilat nuk parashihen në legjislacionin vendor;

Në momentin e nevojshën të vlerësuar nga ekspertët të shpallet gjendje e jashtëzakonshme shëndetësore duke vendosur kufizime mbi veprimet të cilat mund të ndërmerren nga secili organ shtetëror;

Të vazhdohet me përkushtim menaxhimi i situatës sic është bërë deri më tani, me transparencë dhe llogaridhënie;

Të sigurohet një plan për t’i mbështetur familjet në vështërsi ekonomike;

Të sigurohet një plan për mbështetjen e sektorit të biznesit dhe njëkohësisht të aktivizohen inspektorët për rastet kur kemi të bëjmë me shkelje të kontratave të punës dhe Ligjit të Punës;

Të shfrytëzohet mbështetja nga donatorët vendor dhe ndërkombëtar në plotësimin e nevojave të parapara në periudhën kritike.

Grupi vazhdon të jetë i përkushtuar për t’i përkrahur institucionet në luftën ndaj covid-19. Në këtë kohë më e mira që mund të bëhet nga qytetarët është zbatmi në mënyrë rigoroze udhëzimi i institucioneve për qëndrim në shtëpi.

“Vullnetarët kundër Coronavirusit në Kosovë”, që aktualisht numëron 5724 anëtarë është krijuar me qëllim të bashkimit të të gjithë atyre qytetarëve që duan të kontribuojnë vullnetarisht për të menaxhuar sa më me lehtësi situatën e krijuar si pasojë e coronavirusit.

Poashtu qëllim i këtij grupi është shpërndarja e saktë e informatave të ndryshme në lidhje me masat parandaluese ndaj këtij virusi si dhe në koordinim me institucionet përgjegjëse të jap ndihmë për qytetarët në nevojë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)