Vullnetarët e Korpusit të Paqes takohen me kryetarët e komunave të Kosovës
Prishtinë, 12 dhjetor - Zëvendës shefja e misionit të ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland, dhe Drejtoresha e Korpusit të Paqes, Dr. Darlene Grant, do të mbajnë fjalime në një takim me kryetarët e komunave të Kosovës.
Fokusi do të jetë në vullnetarët e Korpusit të Paqes të Qeverisë së SHBA-ve që shërbejnë në Kosovë si Mësues të Anglishtes si Gjuhë e Dytë dhe në Zhvillimin Organizativ dhe të Bashkësisë.
Ky është takimi i parë i Korpusit të Paqes me kryetarët e komunave të Kosovës ku ata do të diskutojnë programet e Korpusit dhe punën e vullnetarëve të tij.