Vullnetarët e kopusit të paqës të SHBA-ve arrijnë në Kosovë
Prishtinë, 13 qershor - Më 8 qershor në Kosovë arriti grupi i parë i Vullnetarëve të Korpusit të Paqës të SHBA-ve. 25 vullnetarët amerikanë vijnë nga komunitete nga gjithë SHBA-të dhe janë të përkushtuar të shërbejnë si mësues të gjuhës angleze nëpër shkollat e mesme të Kosovës për dy vite.
Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, së bashku me Drejtorin e Korpusit të Paqës për Kosovën, Stephen Kutzy, dhe Drejtoreshën e misionit të USAID-it, Maureen Shauket, dolën të dielën në aeroportin Adem Jashari për ti mirëpritur vullnetarët.
Krenohem shumë që mirëpres vullnetarët e parë të Korpusit të Paqes në Kosovë, tha ambasadorja Jacobson.
Korpusi i Paqës pasqyron shumë vlera të cilat gjenden në thelbin e jetës amerikane, përfshirë këtu edhe rëndësinë u vullnetarizmit dhe shërbimit për të tjerët.\"
\"Pres të shoh kontributet e rëndësishme që e di se vullnetarët janë në gjendje ti japin në komunitetet e tyre. Shërbimi i tyre do të forcojë lidhjen e miqësisë mes shteteve tona për vitet që vijnë.
Hapja e një programi të ri të Korpusit të Paqës është një nder i vërtetë dhe ne jemi të kënaqur që Kosova është bërë shteti i 140-të në historinë e shërbimit të Korpusit të paqës, tha Drejtori i Korpusit të Paqës për Kosovën, Stephen Kutzy.
Vullnetarët janë këtu për tu angazhuar me komunitetet e Kosovës në nivel lokal. Ata do të punojnë shumë që të mësojnë zakonet e Kosovës dhe të mësojnë gjuhët lokale, dhe të ndajnë shkathtësitë dhe të zhvillojnë projekte që merren me nevojat e komuniteteve të tyre nikoqire. I jemi mirënjohës popullit të Kosovës për mikpritjen e shkëlqyeshme dhe partneritetin, tha ai.
Korpusi i Paqës filloi programin e tij të parë në Kosovë me ftesë të Presidentes Jahjaga e cila formalisht nënshkroi një marrëveshje shtetërore me zyrtarë të Korpusit të Paqës në shtator të vitit 2013.
Para se të shkojnë në pikat e tyre të shërbimit vullnetarët do të aftësohen për tre muaj në mënyrë gjithëpërfshirëse për aspektet ndërkulturore, gjuhësore, dhe teknike.
Vullnetarët inkurajohen poashtu që të marrin pjesë në projektet e komunitetit dhe shkollave të cilat ofrojnë mundësi për të shkëmbyer përvojat, transferuar shkathtësitë dhe dijen, dhe për të ndërtuar mirëkuptim më të madh mes vullnetarëve dhe komuniteteve nikoqire.