Vulin: Serbia nuk lejon që serbet të rrahin serbet në Mitrovicë
Beograd, 17 nëntor - Ministri i Qeverisë së Serbisë i ngarkuar për Kosovë, Aleksandar Vulin vlerësoi sot se qytetarët e Mitrovicës së Kosovës janë në mbështetje të qeverisë dhe shtetit kështu që votojnë në zgjedhjet e përsëritura lokale në Kosovë.
"Njerëzit kanë parë se zgjedhjet janë zgjidhje dhe janë ballafaquar me bojkot-fushatën si me diçka që nuk ofron kurrfarë alternativë dhe shpie në konflikte dhe në rrugë,tha Vulin për Radio televizionin Serbisë dhe shtoi se Serbiakurrë më nuk do të lejoj që serbet të rrahin serbet e në Mitrovicë.
Ai shtoi s rekomandimi i organit të përkohshëm i Drejtorisë së Mitrovicës së Kosovës për drejtorët e ndërmarrjeve publike është që në mënyrë të organizuar me punëtorët të shkojnë në zgjedhje nuk është presion në votues.
"Shumë qytetarë janë drejtuar organit të përkohshëm me lutje q ë të mundësohet për të dalë në zgjedhje dhe shi për këtë të mos shikohen dhe ky ishte një nga mënyrat. Askush askënd nuk bënë presion për të dal as të mos dal ën zgjedhje,të votojë apo jo,tha Vulin.