Vulin arrin në Deçan
Deçan, 24 nëntor - Rreth orës 9:15 në Manastirin e Deçanit ka arritur ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë i ngarkuar për Kosovën, Aleksandër Vulin.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu ka thënë për Zëri se Vulin së bashku me delegacionin e tij kanë arritur në Merdarë para orës 8:00 ndërsa është përcjellë nga Policia e Kosovës deri në Manastirin e Deçanit.
Sipas tij deri më tani nuk është shënuar asnjë incident ndërsa gjithqka po shkon sipas protokolit.
Qëllimi i vizitës së Vulinit në Kosovë është pjesëmarrja në një liturgji në Manastirin e Deçanit.
Patriku serb Irinej do ta dekorojë Zyrën për Kosovë me dekoratën Shën Sava të rangut të parë, që është mirënjohja më e lartë që e dhuron Kisha Ortodokse Serbe , thuhet në njoftimin e Zyrës për Kosovën.
Siç njofton Tanjugu, në ceremoninë e sotme në Deçan do të marrin pjesë edhe ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsa Rodic, ministri i Punëve të Jashtme, Ivan Mrkic dhe ndihmësi i drejtorit të Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Mirko Krlic. /Zëri/