Vuçiqi sheh ëndrra: Kosova, djep i Serbisë!
Prishtinë, 14 janar - Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk është kursyer nga deklaratat nacionaliste gjatë vizitës në Kosovë.
Pasi e ka përuruar Klinikën Gjinekologjike në Pasjan, para qytetarëve të mbledhur në këtë vend ai ka thënë se Kosova është djep i Serbisë.
Kosova është djepi i Serbisë. Kosovën nuk do ta harrojmë kurrë. Ne si Qeveri e Serbisë do të angazhohemi vazhdimisht të krijojmë sa më shumë vende pune këtu, sa më shumë mirëqenie për serbët, ka deklaruar Vuçiqi.
Ai i ka ftuar serbët që për asnjë çmim mos ti shesin pronat e tyre dhe të lindin sa më shumë fëmijë. Sipas tij, shitja e pronave do të thotë edhe shpërngulje e serbëve nga Kosova.