Vuçiq: Kurrë nuk heqim dorë nga Kosova
Graqanicë, 15 janar - Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, inkurajoi serbët që të jetojnë në Kosovë, të bëjnë sa më shumë fëmijë dhe mos ti shesin pronat e tyre.
Ai tha se Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova, ndërsa i çoi selam Isa Mustafës që të punojë për serbët pse të shkojë në shtëpi, shkruan Zëri.
Për ta pritur kryeministrin kishin dalë qindra qytetarë serbë, të cilët mbanin në duar slogane me mbishkrime nacionaliste Kosova është Serbi, Komunat serbe e ardhmja jonë, etj.
/Zëri/