21 Janar 2025

Vuçiq e ka telefonuar Mustafen për t’i ndihmuar vendet e përmbytura

Prishtinë, 8 janar - Në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës, i ftuar ishte zëdhënësi i Qeverisë, njëherësh ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Ai ceku telefonatën e kryeministrit serb Aleksander Vuçiq bërë kryeministrit Isa Mustafa, lidhur me ndihmën e ofruar në rastin e vërshimeve në Kosovë.

“Paradite Vuçiq e ka telefonuar kryeministrin Mustafa për t’i dalë në ndihmë vendeve të përmbytura nga vërshimet, Mustafa e ka falënderuar për interesimin dhe ndihmën e ofruar dhe i ka treguar për gjendjen në Kosovë ku i ka treguar se gjendja është nën kontroll.\"

\"Vetë fakti që një kryeministër e thërret një kryeministër tjetër, besoj që oferta është e sinqertë. Mustafa ka falënderuar Vuçiqin dhe me kaq kanë përfunduar bisedën. Nuk kam informata për thirrje nga ndonjë vend fqinj tjetër i Kosovës”, ka thënë Abrashi.

Kur është fjala tek skema e re e pensioneve, ministri ka treguar për përfituesit kontributdhënëse, shuma e të cilave varion nga 160 euro deri 240.

“Janë rreth 40 mijë pensionistë kontributdhënës që e gëzojnë të drejtën e pensionit me rritje që e plotësojnë kriterin. Dy janë kritere: një është përvoja e punës dhe e dyta arsimimi i tyre. Këto kritere do të implementohen nga janari.\"

\"Kriteri i parë i përvojës aplikohet menjëherë, ndërsa kriteri i dytë i arsimimit brenda dy muajve. Përfitues janë ata që kanë 15 vjet përvojë punë deri me 1999, ata pas 1999 paguhen me sistemit tjetër të rregulluar. Baza e pensioneve kontributdhënësve do të jetë 160 euro. Kjo është baza e atyre që kanë përgatitje vetëm fillestare, shkollë fillore, pastaj shkon deri përafërsisht 240 euro”, ka thënë Abrashi.

Ministri i ka quajtur protestat e Opozitës të panevojshme në këtë kohe.

“Tani këto protesta janë të panevojshme, qoftë me gaz lotsjellës, qoftë me deklarata, qoftë me thirrje për rishikim të marrëdhënieve me miqtë tanë. Kjo është e panevojshëm sepse të dy kauzat e Opozitës nuk qëndrojnë,” ka përfunduar ai. /Klan Kosova/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)