Votat e Konventës se PDK-së u manipuluan
Prishtinë, 7 shkurt - Kuvendi i VI Zgjedhor i Partisë së kryeministrit Hashim Thaçi, ka nxjerrë juniorët në top- listën e Këshillit Drejtues, duke i shkelur themeluesit dhe veteranët e kësaj partie.
Rangimi i tyre ndër të parët në këtë listë, ka nxjerrë në sipërfaqe revoltim dhe pakënaqësi të shumta të strukturave të vjetra të partisë, të cilët kanë drejtuar gishtin te hajnia, duke thënë se votat e delegateve janë manipuluar, duke i favorizuar personat e afërt me liderin e partisë, shkruan Zëri.
Ata janë renditur të parët, jo se kanë qenë më të mirët dhe më të votuarit, por pse kanë ditur ta luajnë lojën me manipulim dhe vjedhje të votave të 718 delegatëve.
Një zyrtar i lartë i kësaj partie, i ka deklaruar gazetës Zëri në kushte anonimiteti, se ditën e votimit për anëtarë të Këshillit Drejtues të PDK-së, ka qarkulluar nëpër duar e korridore një listë me emra të personave të krahut të Thaçit, e cila është servuar nga shefi i partisë.
Jo gjithkush ka pasur nderin që ta ketë në duar listën e përpiluar nga lideri i partisë, me emrat e preferuar të tij, që duhet të jenë të renditur të parët. Ajo është mbajtur me mjaft besnikëri nga njerëzit që janë dora e djathtë e kryeministrit Thaçi, ndërkaq është mbajtur e fshehur nga personat që cilësohen si krah i sekretarit të partisë, Jakup Krasniqi, dhe nënkryetarit Fatmir Limaj, ka thënë ky zyrtar i lartë i PDK-së.
Gjithashtu, ky burim ka konfirmuar se kutitë e votimit nga Hoteli Emerald, ku është mbajtur Kongresi i VI zgjedhor janë bartur drejtë selisë së PDK-së. E për përkujdesjen e tyre ka marrë obligim.