15 Janar 2025

Volebek do të takojë sot përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

Bujanoc, 29 janar - Komisionari i lartë për pakica kombëtare pranë OSBE-së, Knut Volebek, do të takojë sot në Bujanoc përfaqësuesit e të gjitha partive shqiptare të Luginës së Preshevës, raportojnë mediat serbe.

Sipas burimeve të njëjta, takimi do të zhvillohet me kërkesë të shqiptarëve që në zgjidhjen e problemit të lapidarit të UÇPMB-së të përfshihet edhe komuniteti ndërkombëtar.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se nuk e di nëse në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Qeverisë së Serbisë.

Më 20 janar, xhandarmëria serbe ka larguar nga Presheva lapidarin e UÇPMB-së, çfarë ka nxitur reagimin e autoriteteve shqiptare atje, por edhe të atyre në Prishtinë e Tiranë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)