16 Janar 2025

Vlora Çitaku indinjohet me lirimin e Naser Kelemendit

Prishtinë, 8 maj - Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku nuk është pajtuar me vendimin e Gjykatës Themelore për lirimin e Naser Kelmendit.

Përmes profilit të saj në rrjetin social “Twitter” ajo ka shprehur indinjatë ndaj sistemit gjyqësor në vend. Madje, ajo ironizoi përmes Ditës së Evropës.

“E shokuar me faktin qe gjygjësori ne Kosovë deshi ta linte ne liri një kriminel te kërkuar ndërkombëtarisht! E po festojmë ditet e Evropës!”, ka shkruar Çitaku në rrjetin social “Twitter”.

Gjykata Themelore në Prishtinë dje e ka liruar, Naser Kelmendin, pas skadimit të masës prej 48 orëve. Mirëpo, Naser Kelmendit i janë venë prangat nga Policia e EULEX, dhe tani me rastin është duke u marrë Prokuroria Speciale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)