Vlora Çitaku heq dorë nga mandati i deputetes
Prishtinë, 1 korrik - Ministrja e Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku, e cila ka fituar votat për tu bërë deputete në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 8 qershorit, ka hequr dorë nga mandati i deputetes.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme ka konfirmuar lajmin se Vlora Çitaku ka hequr dorë nga mandati i deputetes.
Gjatë kësaj mbledhjeje, u bë e ditur se KQZ-ja ka pranuar heqjen dorë nga mandati i deputetes të kandidates për deputete znj. Vlora Çitaku, është thënë në njoftimin e KQZ-së.
Sipas burimeve të Epokës së re ministrja në largim e Integrimeve, Vlora Çitaku pritet ta drejtojë Misionin Konsullor të Republikës së Kosovës në New York.