Vllasi:Marrëveshja nuk është në kundërshtim me sistemin unik
Prishtinë, 12 shkurt - Por, ai thotë se është i habitur se si udhëheqësit e vendit tonë po e lejojnë vetën që për punë të brendshme të Kosovës të arrithet marrëveshja me Serbinë.
Analisti Azem Vllasi ka thënë se marrëveshja për drejtësinë e arritur në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të serbisë Aleksandër Vuçiq nuk është në kundërshtim me sistemin e drejtësisë së Kosovës e as në kundërshtim me ligjin mbi gjykatat e vendit ton.
Por Vllasi në një prononcim për Epokën e Re ka deklaruar se ai është i habitur se si udhëheqësit e vendit tonë po e lejojnë vetën që për punë të brendshme të Kosovës të arrithet marrëveshja me Serbinë.
Marrëveshja nuk është në kundërshtim me sistemin e drejtësisë së Kosovës, as me Ligjin mbi gjykata të Kosovës, por krejt materia e formuluar në 13 pika është kryekëput çështje e brendshme e Kosovës. Prandaj, jam i habitur pse një marrëveshje e tillë për punë të brendshme të Kosovës të bëhet me Serbinë, ka thënë Vllasi.