Vllasi: Për Kosovën, njësoj kushdo të fitojë në Serbi
Prishtinë, 8 prill - Ish-funksionari i lartë nga Kosova, tani avokati Azem Vllasi thotë se Kosova nuk është e interesuar se kush do të fitojë në zgjedhjet në Serbi, raportojnë mediat serbe.
Vllasi ka shtuar se pret që politika e Beogradit ndaj Prishtinës të ndryshojë , kushdo që të fitojë në zgjedhje.
\"Nuk ia vlen që të mërzitemi për shkak të këtij apo atij rezultati zgjedhor te fqinjët. Sërbia të zgjedhë pushtetin siç e meriton, ndërsa ne do të shikojmë punët tona, ka thënë Vllasi për gazetën novosadase \"Dnevnik\".
Sipas tij, opinioni në Kosovë para 4 vjetësh ka menduar se do të jetë ndryshe, kur në Serbi kishte fituar opsioni i cili ishte përbetuar për BE-në, dhe më pastaj u dëshmua se në shumëçka vazhdoi politikën e Milosheviqit.
Vllasi ka vlerësuar se edhe në Serbi tema kosovare në fushatën aktuale zgjedhore do të ketë më pak ndikim te elektorati se sa që kishte në vitet e mëhershme, sepse në këtë temë më nuk fitojnë votat.
\"Shumica e qytetarëve serbë në perceptimet e tyre janë para politikanëve, të vetëdijshëm se Kosova ka nis rrugën e vet, se është e pavarur dhe se tregimet për dofarë ruajtje sovraniteti dhe integriteti territorial, janë të zbrazëta, ka thënë Vllasi.