17 Maj 2024

Vlerësohet puna e bërë për drejtësinë e të miturve në Kosovë

Prishtinë, 6 dhjetor - Sot u bë lansimi i bazës së të dhënave të Shërbimit Sprovues të Kosovës (SHSK). Kjo bazë e të dhënave është përkrahur nga projekti i përbashkët i financuar nga Bashkimi Evropian dhe UNICEF-i, “Mbështetja e reformave të Sistemit të Drejtësisë për të Mitur në Kosovë”.

Me këtë rast, Zëvendësministri i Drejtësisë Abdyl Ymeri, tha së krijimi i bazës së të dhënave për SHSK-në ka një rëndësi të veçantë, sepse bënë të mundur që personat që bien ndesh me ligjin dhe të cilëve u shqiptohen dënimet alternative, të mbahen në regjistra unik në formë elektronike, po ashtu sipas tij, kjo bazë e të dhënave bën të mundur edhe krijimin e një pasqyre të qartë sa i përket efikasitetit të masave dhe dënimeve alternative.

Zëvendësministri Ymeri, pasi ka falënderuar Zyrën e BE-së në Kosovës dhe UNICEF-in, për ndihmën që kanë dhënë në funksionalizimin e kësaj baze të dhënave, tha së Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të punojë për të përmirësuar drejtësinë për të mitur në Kosovë.

Edis Agani nga Zyra e BE-së në Kosovë, duke folur për rendësin e lansimit të kësaj baze të dhënave, tha së kjo i mundëson SHSK-së të jetë edhe një hap me afër standardeve ndërkombëtare dhe evropiane. Me tej ajo shtoi së drejtësia për të mitur në Kosovë, është fushë e cila vazhdimisht ka marrë lëvdata nga raportet e BE-së, siç është Raporti i Progresit dhe Studimi i Fizibilitetit.

Zëvendëskryesuesi i UNICEF-it në Kosovë, Luciano Calestini, tha së baza e të dhënave e cila u lansua, është një punë e madhe që është bërë për drejtësinë e të miturve. Ai me këtë rast ka falënderuar Ministrinë e Drejtësisë dhe Zyrën e BE-së, për bashkëpunim me UNICEF-in, në lansimin e kësaj bazë të dhënave.

Shërbimit Sprovues të Kosovës lansimi i bazës së të dhënave do t’i shërbej për të monitoruar të gjitha kategoritë e rasteve lidhur me të miturit dhe të tjerët. Të mbledh, përdor, analizoj dhe publikoj të dhëna për të përmirësuar politik-bërjen dhe buxhetimin e vet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)