02 Maj 2025

Vlerësohet lart bashkëpunimi Kosovë - Gjermani

Prishtinë, 13 qershor - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Anëtaren e Parlamentit të Gjermanisë, Marieluise Beck.

Ministri Kuçi ka njoftuar Deputeten Beck për arritjet e fundit në Kosovë, përkatësisht zhvillimet dhe reformat strukturore dhe funksionale në fushën e drejtësisë, procesin e dialogut me Serbinë, integrimin e veriut dhe për proceset e integrimit në BE, si dhe përmbushjen e kritereve për liberalizim si një ndër çështjet me interes për qytetarët e Kosovës.

Deputetja Beck dhe Zëvendëskryeministri Kuçi kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin Kosovë – Gjermani dhe kanë shprehur gatishmërinë për thellimin e këtij bashkëpunimi. Deputetja Beck vlerësoi po ashtu procesin e zgjedhjeve të fundit të zhvilluar në Kosovë dhe njëkohësisht ka përgëzuar institucionet e Kosovës për punën që kanë bërë që zgjedhjet të jenë demokratike.

Ata biseduan edhe për sistemin  e gjyqësorit në Kosovë, reformat në drejtësi dhe nevojën për forcimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit, si dhe për rritjen e bashkëpunimit në mes të dy vendeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)