Vlerësohet bashkëpunimi Ministri e Drejtësisë - EULEX
Prishtinë, 8 qershor - Kosova vitet e fundit ka shënuar progres në sistemin e drejtësisë, tha Zëvendësshefi i Komponentës së Drejtësinë në EULEX-së, Bernard Rabatel, në takimin lamtumirës që ka zhvilluar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Drejtësinë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe njëherësh ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë që ka pasur me Ministrinë e Drejtësisë.
Ndërsa, Ministri Kuçi ka falënderuar z. Rabatel për punën e tij të bërë në kuadër të misionit të EULEX-it dhe ka çmuar punën e këtij misioni në përmirësimin e rendit e ligjit në Kosovë, njëherësh ka shprehur gatishmërinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi për ndërtimin e një sistemi ligjor evropian.
Po ashtu, Ministri Kuçi tha së procesi i transformimit të EULEX-it, do të jetë proces i koordinuar në mes të institucioneve vendor dhe atyre të BE-së, proces i cili do të garanton ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve në drejtësi, si dhe në plotësimin e standardeve për një drejtësi të plotë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës.