18 Janar 2025

Vlerësohen lartë marrëdhëniet Kosovë-Austri

Prishtinë, 24 tetor-Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi priti sot Drejtorin Politik të Ministrisë së Jashtme të Austrisë, Jan Kickert me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovë-Austri, për zhvillimet e fundit në vend, për rëndësinë e zgjedhjeve të 3 nëntorit si dhe për dialogun në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Baronesha Ashton.

Të dyja palët vlerësuan lartë marrëdhëniet e mira në mes të dy shteteve dhe u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm në shumë fusha, me theks të veçantë në atë të drejtësisë.

Lidhur me dialogun ndërshtetëror Kosovë-Serbi, palët biseduan për implementimin e marrëveshjes së arritur duke vlerësuar si shumë të rëndësishëm nevojën e zbatimit të saj në terren.

Kickert shprehi dhe një herë mbështetjen e plotë të shtetit të tij për dialogun në mes të shtetit të Kosovës dhe të Serbisë, si dhe përgëzoj institucionet e Kosovës për angazhimin e tyre drejt përmbushjes së marrëveshjeve të dala nga ky dialog.

Zgjedhjet e 3 nëntorit u vlerësuan të jenë shumë të rëndësishme për Kosovën dhe për synimet e vendit që të vazhdojë tutje dhe me hapa të sigurtë drejt fazave të ardhshme të integrimit europian.

Në fund të takimit, Ministri Kuçi falënderoi Ambasadorin Kickert për mbështetjen e dhënë dhe shprehi gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)