Vlerat multietnike pasuri e përbashkët evropiane e popullit të Kosovës
Prishtinë, 22 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në konferencën ceremoniale për festimin e Ditës së Komunitetit Turk.
Me këtë rast, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vazhduar përkrahjen dhe ofrimin e mundësive të reja zhvillimore për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe qasje të barabartë në ndarjen e të mirave, pa dallime.
Qeveria që unë drejtoj do të vazhdoj që të mbështes komunitetin turk në Kosovë, nevojat kulturore të këtij komuniteti, ato arsimore, identitare dhe të tjera, me çka ne shprehim përkushtimin e Qeverisë për ta ndërtuar një Kosovë të barabartë, për të gjithë dhe pa dallim për askënd, tha ndër të tjera kryeministri Mustafa.