Vlerat amerikane mundësuan lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Prishtinë, 4 korrik - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar të gjithë pjesëtarët e prezencës civile dhe ushtarake amerikane në Kosovë, me rastin e 4 Korrikut Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.
Sa herë kujtojmë 4 Korrikun e vitit 1776, Ditëlindjen e kombit amerikan, njëkohësisht kujtojmë dhe nderojmë vlerat që mishëron ky komb, demokracinë liberale, sundimin e ligjit, sovranitetin e popullit, liritë dhe të drejtat e njeriut.\"
\"Janë pikërisht këto vlera, falë të të cilave bota është më paqësore, më e drejtë dhe më e lirë. Janë po këto vlera që mundësuan lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë- Kosovës.
\"Stafit të Ambasadës Amerikane në Republikën e Kosovës, pjesëtarëve të Ushtrisë Amerikane dhe të gjithë qytetarëve amerikanë që ndodhen në Kosovë, urime të përzemërta në emrin tim dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës për ditën e tyre kombëtare. Gëzuar!, thuhet në urimin e kryetarit Veseli.