VLAN-i synon ta shkarkojë presidenten
Blloku me votat e veta dhe të minoriteteve i bënë 67 deputetë që i mjaftojnë të bëjnë qeverinë, por edhe kryeparlamentarin.
Mirëpo, meqë kryeparlamentari, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese i takon PDK-së, blloku sërish po synon të marrë deputetë dhe këtë e ka arritur.
Me një marrëveshje me Vetëvendosjen ata i kanë bërë gjithsej 83 deputetë dhe kjo përveç shumë arsyeve të tjera, siç mësohet nga burime të sigurta të gazetës Tribuna, ka edhe një qëllim prapa. E ky është posti i presidentit.
/Tribuna/