Vjosa Osmani zgjidhet kryetare e Kuvendit
Deputetja Osmani është propozuar për kryetare të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi kryetari i deritashëm Glauk Konjufca, sot ka dhënë dorëheqje nga ky post, pasi është zgjedhur ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë Kurti.
Ajo është njëherësh femra e parë që do të udhëheqë me këtë post në Kuvendin e Kosovës
Më 26 dhjetorë këtë pozitë e ka marrë, Glauk Konjufca, mirëpo për shkak të arritjes së marrëveshjes politike LVV ka rënë dakord që këtë pozitë t`ia kaloj LDK-së.