Vjosa Osmani Sadiru nis ditën e parë si Presidente e Republikës së Kosovës
Prishtinë, 6 prill - Me arritjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu në Presidencë dhe paraqitjen e trupave të Togut ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës mbahet ceremonia e inaugurimit të Presidentes Osmani.
Në ditën e parë si Presidente znj. Osmani Sadriu pret në takim ekipin e xhudistëve kampionë dhe nxënësit e Institutit Atomi.
Me pastaj në shoqërimin e Ministrit te Shëndetësisë, Arben Vitia, ajo viziton Qendrën e Vaksinimit në Sallen “1 Tetori”.
Po sot Presidentja Osmani Sadriu, bënë homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova, te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz si dhe vendosë buqetë me lule tek Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës dhe tek Monumenti “Heroinat”.
Krejt në fund të ditës së parë si presidente, Osmani Sadriu pret në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralët e FSK-së.
Dy ditë me parë, parlamenti i Kosovës zgjodhi me 71 vota zonjën Vjosa Osmani presidente të re të Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme, duke shmangur një krizë politike në horizont, që mund ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.
Zgjedhja e saj u bë në raundin e tretë të votimeve në parlamentin 120 vendesh. Në dy raundet e para ajo nuk siguroi numrin prej 80 votash siç parashihet me Kushtetutën e Kosovës.