29 Dhjetor 2024

Vjosa Osmani mbajti takim virtual me shefin e Zyrës së BE-së, z. Szunyog

Prishtinë, 23 nëntor - U.d. e Presidentes, Dr. Vjosa Osmani sot ka mbajtur një takim virtual me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Tomáš Szunyog me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit politike, me theks të veçantë në relacionet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

U.d. Presidentja Osmani ritheksoi se për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nevojitet bashkërendim dhe unifikim i qëndrimeve të tërë spektrit politik në Kosovë. “Në mënyrë që marrëveshja që do të arrihej në Bruksel të gjejë implementim dhe të konsiderohet e pranueshme në vendin tonë, konsideroj që duhet të punohet në mënyrë aktive drejt unifikimit të qëndrimeve dhe kërkesave të tërë spektrit politik në vend. Marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe e tillë që e respekton Kushtetutën e vendit tonë, integritetin territorial dhe parimin e unitaritetit të shtetit. Askush nuk ka mandat që ta rinegociojë kushtetutën tonë e cila tashmë në vetvete përfshinë shumë koncesione”, ka thënë u.d. Presidentja Osmani.

Në këtë bashkëbisedim online, u diskutua edhe për marrëveshjen e fundit në mes të Republikës së Kosovës dhe BE-së për sigurim të stabilitetit makroekonomik si dhe përballjen me pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia.


 


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)