28 Dhjetor 2024

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti garojnë bashkë në zgjedhje

Prishtinë, 14 janar - Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, kanë nënshkruar të enjten listën e përbashkët për garën në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovë.

“Presidentja në detyrë dhe unë, ish-kryeministri, me subjektet tona politike, do të na gjeni në të njëjtën vend dhe për të njëjtën qëllim. Kemi bërë marrëvëshjen e parimeve dhe synimeve politike, të cilën sapo e nënshkruam këtu para jush”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka pretenduar se përpara vetes kanë shumë punë, “por edhe një fitore të madhe”.

“Viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër të ri, por edhe për presidente të re. Ne e kemi presidenten. Ajo e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe dinjitet, e ka shprehur integritetin e institucionit dhe unitetin e popullit. Në këto zgjedhje, që janë referendum, duhet ta rilegjitimojmë këtë”, ka deklaruar mes tjerash ai.

Osmani, në anën tjetër ka thënë se marrëveshja e së enjtes përfaqëson vullnetin e qytetarëve.

Sipas saj, bashkimi me LVV-në shkon përtej listës së përbashkët zgjedhore.

“Është bashkim rreth një kauze që ka synim një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. Për dy dekada vendi ynë është drejtuar nga një mendësi politike e gabuar dhe për ta ndryshuar këtë ne do të garojmë së bashku në listën, e cila do të flasë me zërin tuaj, do të frymojë siç frymoni ju dhe do të guxojë ashtu siç guxoni ju për t’i dalë ballë çdo sfide”.

Në korrik të vitit 2020 Osmani u shkarkua nga postet udhëheqëse në LDK. Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së mori këtë vendim pas propozimit të liderit të kësaj partie, Isa Mustafa, sipas te cilit, Osmani ka shkelur statusin e partisë, kur është shprehur kundër qeverisë tashmë në detyrë të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Ndonëse ishte kandidate e LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e kaluara, Osmani e kundërshtoi prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje si dhe u deklarua kundër formimit të qeverisë së Avdullah Hotit, bashkëpartiak i saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)