Vjosa Huruglica i bashkohet PDK-së
Prishtinë, 13 maj - Kryeministri Hashim Thaçi, ka pritur në takim shefen e Zyrës Ekonomike të Austrisë, Vjosa Huruglica, e cila nga sot i është bashkuar ekipit të Thaçit.
Në rrjetin social Facebook, kryeministri Thaçi ka shkuar se Vjosa Huruglica po i bashkëngjitet ekipit të tij për të dhënë kontributin e saj në zhvillimin ekonomik.
Takova znj. Vjosa Huruglica, shefen e Zyrës Ekonomike të Austrisë. Vjosa ka arsim të lartë nga Vjena dhe tash e një dekadë ka ndihmuar ndërlidhjen e bizneseve austriake me ato kosovare.\"
\"Si folëse e shumë gjuhëve dhe eksperte e tregtisë ndërkombëtare, Vjosa po vjen tek ekipi im i Misionit të Ri për të dhënë kontribut në zhvillim ekonomik të Kosovës, tërheqje të investimeve të huaja dhe krijim të vendeve të reja të punës, ka shkruar Thaçi.