19 Janar 2025

Vizitat e personaliteteve botërore në Kosovën e pavarur

Prishtinë, 16 shkurt - Që nga shpallja e Pavarësisë, më 17 Shkurt 2008, Republikën e Kosovës e kanë vizituar personalitet të shumta të rangjeve më të larta botërore.

Duke filluar që nga ata të cilët gjatë luftës ishin aleatët më të fuqishëm për çlirimin e vendit, e deri te ato personalitete dhe fytyra eminente që e përkrahën Kosovën edhe në procesin e shpalljes së pavarësisë dhe ndërtimin e shtetit më të ri në botë.

Në mesin e miqve më të mirë të Kosovës, që e vizituan shtetin me të ri në botë, kontributi i të cilit ishte i jashtëzakonshëm për çlirimin dhe bërjen shtet, ishte ish-presidenti amerikan Bill Klinton. Si njeriu më popullor në mesin e shqiptarëve Klinton zbriti në Kosovë për herë të dytë. Tani, për të parë procesin shtet-ndërtues por edhe për të zbuluar shtatoren e tij, që ishte ndërtuar pikërisht në nderim të atij kontributi që Klinton kishte dhënë gjatë viteve të 90-të.

Në mars të vitit 1999, Bill Klinton ishte ende president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, superfuqisë botërore që dha autorizimin për fillimin e sulmeve ajrore të NATO-s ndaj objektivave ushtarake e policore serbe në territorin e ish-Jugosllavisë. Ndërhyrja e NATO-s, shpëtoi shqiptarët nga dhuna dhe gjenocidi që ushtrohej nga regjimi i Slobodan Millosheviqit.

Pra, për Bill Klinton, vizita e tij më 1 nëntor 2009 ishte e dyta, pas asaj që i bëri Kosovës menjëherë pas çlirimit i cili porositi popullin që të shikojnë kah e ardhmja. Klinton pasi zbuloi shtatoren e tij, në sheshin që e mban edhe emrin e tij, dërgoi edhe një porosi tjetër tek populli shqiptar, që po e mbërrinin vitin e dytë prej se ishin bërë shtet.

\'\'\'\'\'\'\'\'Unë dua t`iu them juve disa gjëra në mënyrë serioze. Para dhjetë vjetëve ne kemi ndalur diçka shumë të tmerrshme këtu. Dhe sot pas dhjetë vjetëve ju jeni duke bërë punë të mirë, jeni të lirim jeni të pavarur dhe do të ecni përpara si vend shumetnik. Ne duhet të zgjidhim diçka shumë të thjeshtë, edhe nëse jemi në Kosovë por edhe kudo që jemi në botë: a do të fokusohemi në të djeshmen, në të nesërmen apo do të fokusohemi në ato gjëra që na lidhin neve apo në ato gjëra që na ndajnë. Unë mendoj se vetëm së bashku mund të gjeni prosperitet, mund të gjeni paqe dhe mund të gjeni të ardhme\'\'\'\'\'\'\'\', kishte thënë Klinton.

Para mijëra qytetarëve që kishin dalë për ta nderuar ish- presidentin e SHBA-ve, Klinton theksoi se ishte i vetëdijshëm se Kosova la pasur edhe shume miq të tjerë që e kanë ndihmuar atë në rrugën drejt çlirimit dhe pavarësisë së saj.

\'\'\'\'\'\'\'\'Unë jam shumë i nderuar që isha këtu për t\'\'\'\'\'\'\'\'i ndalur gjërat e tmerrshme që i ndodhnin këtij populli si dhe të jem pjesë e atyre gjerave që po ndodhin këtu. Unë jam shumë i vetëdijshëm që ka pasur edhe shumë të tjerë që kanë ndihmuar në shpëtimin e shumë jetëve në Kosovë dhe që iu ndihmuan juve për të ndërtuar demokracinë\'\'\'\'\'\'\'\', kishte shtuar ai.

Mbështetjen e vazhdueshme të superfuqisë botërore Klinton do ta rikonfirmonte edhe njëherë, duke siguruar popullin e Kosovës se Amerika së bashku me Presidentin aktual dhe ish-Sekretaren e shtetit do të jenë përherë me Kosovën.

\'\'\'\'\'\'\'\'Unë dua t\'\'\'\'\'\'\'\'iu siguroj juve se presidenti Barak Obama, sekretarja Hillari Klonton dhe i gjithë populli amerikan do të jetë me ju tani dhe në të ardhmen tuaj\'\'\'\'\'\'\'\', pati thënë më tej ai.

Mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për pavarësinë dhe sovranitetin territorial te Kosovës e ka konfirmuar edhe ish sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, që vizitoi Kosovën në fund të tetorit të vitit 2012. Njëjtë sikurse bashkëshorti i saj, ish presidenti Bill Klinton edhe shefja e diplomacisë amerikane dha mesazh shumë të qartë para qytetarëve të Kosovës, ndërsa fokus i veçantë ishin bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë një konference para mediave vendore e ndërkombëtare, Klinton dha mesazhin më të fortë, duke thënë se tërësia territorial dhe sovraniteti i Kosovës është e padiskutueshme.

\'\'\'\'\'\'\'\'Do të jem shumë e qartë, jo vetëm këtu në Prishtinë por të gjithë ata që na dëgjojnë në rajon se SHBA-të janë të përkushtuara fuqishëm ndaj tërësisë tokësore dhe sovranitetit të Kosovës dhe vendosjen e sundimit të ligjit në tërë Kosovën. Ne kundërshtojmë çdo diskutim për ndryshimin e territorit apo rihapjes së statusit të pavarur të Kosovës. Këto çështje nuk janë të hapura për diskutim. Kufijtë e Kosovës së pavarur e sovrane janë të qartë dhe të vendosur\'\'\'\'\'\'\'\', kishte thënë Hillari Klinton.

Ajo ishte ndalur edhe tek dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas saj, dialogu nuk cenon pavarësinë dhe integritetin territorial, ndërsa shtoi se negociatat duhet te vazhdojnë për të përmirësuar jetën e qytetareve te vendit e veçanërisht të atyre në veri të Kosovës.

\'\'\'\'\'\'\'\'Ne besojmë se dialogu që kryeministri ka filluar me Catherine Ashton dhe kryeministrin e Serbisë është absolutisht thelbësor dhe ai siguron një rrugë të përparimit, qëndrueshmërisë dhe paqes afatgjate. Ne po punojmë me BE-në për te avancuar dialogun politik qe ka filluar. Kryeministri Thaçi ka ndërmarrë një rrezik politik duke shkuar në takim për bisedimet, por ka qenë një vendim i drejtë e kurajoz që nuk cenon pavarësinë dhe integritetin e vendit. Dua të përshëndes dhe presidenten Jahjaga, e cila ka përfaqësuar shume mire Kosovën kudo ne bote. Mesazhi im dje ne Beograd është i njëjtë me sot. SHBA i bën thirrje palëve të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri me sot. Hapat qe ka ndërmarrë Kosova janë shumë të rëndësishëm dhe duke lëvizur drejt BE-së do ju jepet shpërblimi për sakrificën e brezave\'\'\'\'\'\'\'\', kishte shtuar zonja Klinton.

Personalitet botërore që vizituan Kosovën pas shpalljes së Pavarësisë më 17 Shkurt 2008, ishin ata që shprehën përkrahjen e plotë, fillimisht për çlirimin e pastaj ndihmuan edhe në rrugën për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Ndër ato figura dhe aleatët që ndihmuan në vënien e themeleve të shtetit të Kosovës ishte edhe ish kryeministri i Britanisë së madhe Tony Blair. Më 18 qershor te vitit 2012, Bler vizitoi Kosovën dhe popullit i solli dy mesazhe.

\'\'\'\'\'\'\'\'Unë sot i kam dy porosi për ju. E para është se kur ne u bashkuam në solidaritet njëmbëdhjetë vite më parë ne e bëmë atë që ishte e drejt. Dhe mua nuk më vjen keq për atë që e kam bërë, unë nuk jam penduar as atëherë e nuk pendohem as sot dhe për mua është e mrekullueshme që po e shoh popullin e Kosovës në shtetin e vet. Porosia ime e dytë është se ju keni luftuar shumë për ta krijuar këtë shtet të Kosovës. Por, tani e keni një betejë tjetër, një betejë të paqes dhe ajo është që ta shohim këtë shtet të pavarur të Kosovës me një të ardhme evropiane si pjesë e Bashkimit Evropian në të ardhmen. Një shtet që plotësisht merret jo vetëm me punët e veta por me punët e tërë botës. Kjo është beteja e paqes dhe është shumë e rëndësishme sepse kjo është e ardhmja e juaj dhe ata që iu ndihmuan për ta krijuar këtë shtet të Kosovës, miqtë e juaj sikur unë do t\'\'\'\'\'\'\'\'iu ndihmojnë edhe në këtë sfidë\'\'\'\'\'\'\'\', kishte thënë Balir në Prishtinë.

Mesazhet që solli Toni Bler, i cili bashkë me ish presidentin amerikan Bill Klinton vlerësohen si arkitektët e fushatës ajrore të NATO-s mbi objektivat serbe që quan në largimin e forcave serbe nga Kosova dhe kthimin e qindra mijëra shqiptarëve në shtëpitë e tyre, ishin mesazhe se pavarësia e Kosovës ishte e drejtë dhe fakt që do të jetojë përgjithmonë.

\'\'\'\'\'\'\'\'Pavarësia e Kosovës ishte e drejt, ajo është fakt dhe do të jetojë. Ky shtet i Kosovës i takon jo vetëm një grupi apo religjioni por i takon gjithë popullit të Kosovës. Ky duhet të jetë një shtet në përputhje me vlerat që e krijuan atë, shtet i të gjithë atyre që jetuan me breza në të. Kosova është e gjithë qytetarëve të saj dhe ata do të shkruajnë të ardhmen si një komb dhe një popull të barabartë para ligjit\'\'\'\'\'\'\'\', kishte shtruar ish-kryeministri britanik.

Vizitat e personaliteteve të larta që i bënë Kosovës pas shpalljes së pavarësisë, vetëm sa e konfirmonin mbështetjen e shteteve më të zhvilluara ndaj Kosovës. Pavarësisht se mesazhet kishin të bënin me një punë më të madhe në zhvillimin e shtetit ato ishin inkurajuese për popullin e Kosovës. Por, gjithmonë fokusi vuhej te normalizimi i marrëdhënieve dhe fqinjësia e mirë me shtetin serb.
Shteti që kushtonte Serbinë se rruga e saj për në Evropë është vetëm zgjidhja e çështjes me Kosovën, ishte Gjermania.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë një vizite disa orësh që i bëri Kosovës tregoi qartë se Serbisë ia ka bërë me dije kërkesat që ka Gjermania në raport me Kosovën. Por, ajo tha se edhe Kosova ka ende punë për të bërë në mënyrë që të jetë shtet i fortë ligjor.

\'\'\'\'\'\'\'\'Në bisedat tona të drejtpërdrejta me Serbinë ne ua kemi bërë të artë atyre se çfarë duam. Pra, duhet të mundësohet tregtia e lirë gjë që nuk mund të bëhet për shkak të barrikadave, të zbatohet marrëveshja për kontrollin e përbashkët të kufirit dhe hap pas hapi të ndodhe zhbërja e strukturave paralele. Ka ende punë për të bërë në ndërtimin e një shteti ligjor në Kosovë sikundër edhe për vendosjen e marrëdhënieve më të mira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë\'\'\'\'\'\'\'\', kishte thënë kancelaria Merkel.

Për gjashtë vjet jete të Kosovës si shtet i pavarur e demokratik, vizitat e personaliteteve me renome botërore kanë qenë nga më të ndryshmet. Secila nga to ka përcjellë edhe mesazhe që kishin të bënin me vendosmërinë e partnerëve më strategjik të Kosovës, në ndihmën e saj drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimeve evropiane.

Madje, disa nga vizitat kishin edhe ndikimin e tyre, duke krijuar një imazh të mirë për shtetin duke e quar kështu në 106 numrin e atyre shteteve që e kanë njohur Kosovën. E, në këtë ditë, ish kryeministri britanik Toni Bler, ka një urim të veçantë për popullin e Kosovës. (RTK)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)