Vizita e Daçiqit, politike
Siç raportojnë mediat serbe, shtabi zgjedhor i iniciativës qytetare Srpska ka thënë se Daçiq do të vizitojë Graçanicën për tiu bërë thirrje serbëve që masovikisht të dalin në zgjedhjet lokale të Kosovës, më 3 nëntor.
Ai ka deklaruar se edhe këtë herë Evropa është duke u treguar e padrejtë ndaj Kosovës. Pavarësisht se është thënë se vizita e Daçiqit do të ketë karakter fetar, Demaçi e mendon të kundërtën.
O lëreni atë punë, se Daçiqi për politikë po vjen në Kosovë. Ai popë nuk është. Kurrfarë feste fetare nuk ka në Kosovë të shtunën, është shprehur Demaçi në një intervistë për Epokën e re.
Ai ka thënë se Serbia është duke tentuar të krijojë një Republika Serpska në Kosovë e këtë, sipas tij, mund ta ndalojë vetëm kancelarja gjermane Angela Merkel.