Vizita e Biden, ndikim pozitiv në fuqizimin e partneritet me SHBA-në
Prishtinë, 17 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka pritur në takim sot Zëvendës Presidentin Amerikan, Joe Biden.
"Pata nderin e veçantë të pres sot Zëvendës Presidentin Amerikan, mikun e madh të Republikës së Kosovës, Joe Biden."
"Pasi i urova Zëvendës Presidentit Biden mirëseardhje në Kuvendin e Kosovës, zhvilluam një takim shumë të frytshëm bilateral", ka theksuar Mustafa.
Ai është shprehur thellësisht i bindur se kjo vizitë do të ketë ndikim pozitiv në fuqizimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
"Zoti i bekoftë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!", ka shkruar në fund Mustafa