Vizioni Rinor i PD-së thellon bashkëpunimin me AK Partinë
Prishtinë, 19 qershor - Vizioni Rinor i Partisë së Drejtësisë, ka finalizuar nënshkrimin e Memorandum Bashkëpunimit me Vizionin Rinor të AK Partisë së Turqisë.
Kjo u bë e ditur në iftarin e organizuar nga Vizioni Rinor, ku përveç strukturave të larta të PD-së, duke përfshirë edhe kryetarin Ferid Aganin, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të AK Partisë, më në krye Nënkryetarin për Çështje Rinore, Melih Ecertash.
Nënkryetari i PD-së për Çështje të Rinisë, Eroll Venhari tha se arritja e nënshkrimit të këtij memorandum bashkëpunim me rininë e AK Partisë, do të shërbejë si urë lidhëse në mes të dy taborëve rinore.
Njëkohësisht do të shërbejë për shkëmbimin e përvojave të ndërsjella e të cilat do të finalizohen me projekte konkrete për avancimin e rinisë në fusha të ndryshme profesionale.
Në anën tjetër kryetari i Vizionit të Rinisë së AK Partisë, Melih Ecertash, theksoi se ky memorandum do ta fuqizojë edhe më tej bashkëpunimin e ndërsjellë.
Ai shtoi se AK Partia është e përkushtuar të asistojë ngritjen profesionale të rinisë kosovare e në veçanti atë të PD-së.
Lideri i PD-së Ferid Agani e përshëndeti këtë arritje të bashkëpunimit në mes dy rinive respektive, duke thënë se marrëdhëniet shtetërore me Turqinë tani e tutje do të jenë edhe më të avancuara.
Agani falenderoi të rinjtë e AK Partisë për kontributin e tyre dhënë në ngritjen e kapaciteteve profesionale të Vizionit Rinor të PD-së.