Vizioni i Gruas ka luajtur një rol të rëndësishëm në fuqizimin e PD-së
Prishtinë, 23 mars - Vizioni i Gruas i Partisë së Drejtësisë ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm për funksionimin e mirë të këtij subjekti politik. Ndërsa inkuadrimi i gruas në strukturat e PD-së dhe fuqizimin e rolit të saj, janë ndër prioritetet e kësaj partie në këtë periudhë.
Kështu ka vlerësuar kryetari i Partisë së Drejtësisë dhe njëherësh ministër i Shëndetësisë, Ferid Agani, gjatë një takimi që zhvilloi me Vizionin e Gruas të PD-së.
Agani në këtë takim të mbajtur në selinë e PD-së, para dhjetëra grave, përmendi kontributin e këtij subjekti politik në qeverisjen e vendit për tre vite me radhë, me punën e bërë në Ministri të Shëndetësisë dhe me përfaqësimin e deputetëve Gëzim Kelmendi dhe Jeton Svirca në parlamentin e Kosovës.
Ai tha se në këtë periudhë kohore kanë thelluar bashkëpunimin me kryetarë të komunave për lejimin e vazhdimit të shkollimit për nxënëset besimtare me mbulesë,
Edhe nënkryetarja për çështje të gruas, Rukije Mehmeti, falënderoi të gjitha gratë për kontributin e dhënë, ndërsa u zotua se në të ardhmen do të punojnë edhe më shumë për fuqizimin dhe konsolidimin e Vizionit të Gruas së PD-së.
Vizioni i Gruas do të takohet edhe në ditët e ardhshme, ku edhe pritet të zgjidhen strukturat drejtuese të saj.