20 Janar 2025

Vizat për Kosovën nuk janë prioritet i BE-së

Prishtinë, 5 mars - Përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë thonë se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk është prioritet i Bashkimit Evropian.

Madje, edhe pse ishte paralajmëruar që komisionari për Migrim dhe Çështje të Brendshme i BE-së, Dimitris Avramopoulos, ta vizitonte Kosovën gjatë muajit shkurt për të parë nga afër plotësimin e tetë rekomandimeve të fundit, kjo nuk ndodhi.

Tani bëhet e ditur se në pjesën e dytë të muajit mars në Kosovë fillimisht do të qëndrojë për disa ditë një Komision Vlerësues i BE-së dhe tek pastaj do të vijë edhe komisionari Avramopoulos.

Sipas ekspertëve të integrimeve evropiane, në rast se vlerësohet se janë përmbushur këto rekomandime i hapet rrugë Komisionit Evropian për të dhënë një rekomandim pozitiv, ndërsa në fund vendimin do ta merrte Këshilli i Bashkimit Evropian, i përbërë nga ministrat e Punëve të Brendshme të shteteve anëtare të BE-së.

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka thënë për “Zërin” se procesi i liberalizimit të vizave është në fazën përfundimtare. Ndërsa është shprehur i bindur se vlerësimi për përmbushjen e tetë rekomandimeve do të jetë pozitiv.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)